“Luli është kukull që fle”/ Rama thirrje shqiptarëve: Mos i lëmë në duar Shqipërinë Saliut, Ilirit dhe Monikës

Kreu i qeverisë Edi Rama në hapje të fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë nga sheshi Skënderbej tregoi arsyet se pse nuk duhet votuar Partia Demokratike.
Ai tha se nuk i duhet dhënë sërish Shqipëria, Metës, Berishës dhe Kryemadhit për ta zhvatur për privilegjet e tyre.
Sipas Ramës, Basha është thjeshtë një kukull që fle gjumë.
“Heqja e çdo mundësie që Berisha, Meta e Kryemadhi ta marrin sërish zvarrë Shqipërinë për privilegjet e tyre. Kur vjen puna edhe Luli s’ka si e merr një shanc, se Luli nuk është Luli, është Saliu, Iliri e Monika. Luli është kukull si ato që po nuk i tunde flen, dhe kur tunden hapin sytë e nxjerrin atë këngën që vejnë fëmijët në gjumë. Kur zhduket nga ekrani, është një kukull që fle.
Mandati i tretë i PS do të thotë që prona të mos jetë më problem në mesin tonë, dhe çështja e pronës që me kaq shumë mund e durim është futur më në fund në rrugën e mbylljes përfundimtare si problem të shqiptarëve, të mos vihet më në diskutim.
Mandati i tretë i PS do të thotë që politika të mos mund t’ju bëjë dot asgjë, as mjekëve, as mësueve e të gjithë atyre që janë në atë vend pune falë meritës së tyre,” tha Rama.