Basha uron Mitsotakis dhe popullin grek për 200 vjetorin e Pavarësisë: Shresoj të forcojmë bashkëpunimin dhe miqësinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis për 200-vjetorin e Pavarësisë së Greqisë.

Ai i shpreh urimet më të ngrohta popullit dhe autoriteteve greke teksa shpreson që Shqipëria të forcojë bashkëpunimin dhe miqësinë më shtetin fqinj.

“Urimet më të ngrohta për popullin dhe autoritetet greke, Kyriakos Mitsotakis në 200 vjetorin e Revolucionit Grek! Gezuar Diten e pavaresise! Unë shpresoj të forcoj bashkëpunimin dhe miqësinë e gjatë midis vendeve dhe njerëzve tanë”- shkruan Basha në postimin e tij në Twitter. Sot Greqia feston 200-vjetorin e ditës së Pavarësisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT