“Po flinte gjumë…”/ Zbulohet arsyeja pse Basha i la mbi 1 orë simpatizantët duke pritur në shesh

Partia Demokratike e çeli pasditen e sotme zyrtarisht fushatën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit me 1 orë vonesë, pasi kryedemokrati Lulzim Basha nuk u shfaq në shesh, edhe pse militantët dhe kandidatët për deputetë ishin mbledhur të gjithë.

Mësohet se e gjithë vonesa, është lidhur me faktin pasi pas podiumit të ngritur e gjithë pjesa e universiteti ka qenë me ekrane, në këtë mënyrë organizatorët kanë dashur që të bjerë errësia dhe pamja e monitorëve të ishte më e qartë.

Sakaq, në fjalën e tij para mbështetësve kryedemokrati Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen për të sjellë ndryshimin.

Vonesa e Bashës u komentua me ironi edhe nga Rama.

“Makina dhe dasmorë vunë përpara një dhëndërr që u vonua një orë. Çfarë mund të presësh nga dikush që la një orë në të ftohtë njerëzit që mblodhi vetë? Natyrisht që po flinte gjumë sepse e la takimin në orën 17:00, nuk është orë për Lulin. Atje, në mungesë të dhëndrrit, dasmorët dëgjonin britma, klithma e pasthirrma. Si mund të pretendohet në shekullin XXI, në vitin 2021, që të merret në dorë Shqipëria e të qeveriset me britma. Atyre që shohin këto dy kartolina u them se nëse doni të dini se çfarë e pret këtë vend, nëse ata do të vinin përsëri në krye, shikoni sheshin “Nënë Tereza”, që është bllokuar totalisht dhe është ngatërruar me këmbët e veta”, tha kreu i qeverisë. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT