Dukesh i lodhur, ke diçka që s’shkon? Rama tregon pse ‘uli ritmin në fushatë’

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në Opinion u pyet se pse u shfaq ndryshe në këtë nisje të fushatës, ndryshe nga herët e tjera.

“Dukesh i lodhur, ke diçka që s’shkon?,” u pyet ai nga moderatori i emisionit.

“Mua më duket se këtu keni ju diçka, se harroni se në çfarë kohe jetojmë. Në atë fjalë komunikova ndryshe nga ajo tradicionalja, por nuk është e lidhur me ritmin tim. Jemi në kushte pandemie.

Dhe jemi në një kohë shumë të rrezikshme për shkak të mundësisë reale që numrat edhe si pasojë e versionit britanik që ka hyrë në Shqipëri, të rriten në mënyrë të ndjeshme. Jemi në një kohë kur vendet e tjera janë në lockdoën total, dhe këtu në këtë vend, ju kujtoj që ka një rregull në fuqi që nuk lejon të tilla shfaqje të rrezikshme për shëndetin.

Ajo që u shfaq në sheshin Nënë Tereza sot ishte një rrumpallë konceptuale, ishte e rrezikshme. Shfaqje e rrezikshme për shëndetin, unë s’do bie në kurthin e emocioneve politike. Në telefonin tim prej ditësh më vijnë mesazhe pse mos dalim dhe ne etj etj, por jo se për mua gjëja më e rëndëishsme është shëndeti,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT