“Nga sot janë më të mbrojtur”, vaksinohen Reshat Arbana dhe bashkëshortja e tij (VIDEO)

Artisti i Popullit, Reshat Arbana, është vaksinuar ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në “Facebook”.
Ajo ka zbuluar gjithashtu se edhe bashkëshortja e artistit të dashur për publikun, ka marrë sot vaksinën anti-Covid.
“Baca Reshat me bashkëshorten nga sot janë më të mbrojtur nga #covid19?
*Vijojmë intensivisht vaksinimin e të moshuarve në të gjithë vendin.
#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu bashkëngjitur me videon ku shfaqet së bashku me Arbanën.