Vrasja e Klodian Rashës/ Kalon për gjykim dosja penale e Nevaldo Hajdarajt, ja çfarë kërkoi ish-polici

Ka kaluar për gjykim çështja e ish-policit të shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj. Avokati i ish-policit kërkoi ndryshimin të akuzës nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme

Raportohet se Nevaldo Hajdaraj ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Megjithatë do të jetë trupi gjykues i çështjes që do të vendosë për këtë.

Ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar falje në seancë babait të Klodian Rashës. Ndaj efektivit të forcave shqiponja, Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.

Vetë Hajdaraj ka qenë në seancën e sotme, ku gjatë gjithë kohës ka qëndruar me kokën ulur.

Ka kaluar për gjykim çështja e ish-policit të “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet për vrasjes e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Raportohet se avokati i ish policit kërkoi ndryshimin e kauzës nga “vrasje me dashje”, në “vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme”.

Vendimi për të do të merret nga treshja e gjyqtarëve që do të marrë çështjen, pasi sot u zhvillua seanca paraprake

LAJMI I FUNDIT/ Efektivi i policisë i kërkon falje babait të

LAJMI I FUNDIT/ Efektivi i policisë i kërkon falje babait të

LAJMI I FUNDIT/ Efektivi i policisë i kërkon falje babait të

LAJMI I FUNDIT/ Efektivi i policisë i kërkon falje babait të

Back to top button
LAJMET E FUNDIT