Babai i Klodian Rashës flet pasi efektivi i kërkoi falje: Asnjë të mos vritet në mënyrë makabre si djali im!

Qazim Rasha, babai i 25-vjeçarit të vrarë Klodian Rasha, ka folur për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore nda ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj.

“Kam kërkuar që ditën e parë drejtësi. Sot erdha të dëgjojë dhe të shikoj në sy ballë për ballë se çdo të thotë drejtësia.

Mendoj që tragjedi të tilla, asnjë familje të mos i përjetojë. Asnjë zemre nënë të mos plagoset, asnjë zemër vajze dhe djali të mos vritet në një mënyrë makabre si puna e djalit tim”, tha ai.

Klodian Rasha u vra 8 dhjetorin e vitit të kaluar nga efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj. Ndërsa sot në gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca paraprake për këtë çështje.

Mësohet po ashtu se Nevaldo ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe i ka kërkuar po ashtu, falje babait të Klodianit gjatë seancës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT