Video/ Hapet një tjetër aks i Unazës së Madhe, i kalueshëm që nga ora 14:00, tuneli tjetër hapet në këtë datë

Duke nisur nga ora 14:00 segmenti nga Rrethrrotullimi i TEG deri tek mbikalimi i Farkës do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet.

Ministrja Belinda Balluku dhe Drejtori ARRSH, Ergys Verdho inspektojnë përfundimin e punimeve në këtë lot.

“Hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër aks i Unazës së Madhe të Tiranës. Duke nisur nga ora 14:00 segmenti nga Rrethrrotullimi i TEG deri tek mbikalimi i Farkës do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet“, njofton ministrja në një postim në mediat sociale.

Teksa inspektoi këtë segment rrugor, ministrja tha se për disa ditë me radhë do të ketë prezent të shtuar të policëve për të disiplinuar drejtuesit e mjeteve. Për pak ditë do të hapet dhe tuneli tjetër tek “Shqiponja” dhe për ministren ky tunel do të lehtësojë shumë trafikun në atë zonë.

Sipas ministres Balluku, hapja e këtij loti do të shpërndajë trafikun. Po ashtu ministrja bëri të ditur se në fund të marsit do të behet e mundur hapja edhe e tunelit të trete në ish-sheshin Shqiponja.

“Kemi nisur nga puna dhe po përfundojmë për projektimin e lotit 4,5 dhe 6. Do të jenë tre lote të rëndësishme për të bërë ndërlidhjen  mes kësaj unaze të re dhe sheshit shqiponja ku po punohet me ritme të shpejta. Dhe në datën 30 ose 31 mars ne do të hapim edhe tunelin e tretë, i cili do të përthithë një fluks, që vjen nga Durrësi për tu futur në unazën e re. Jemi drejt përfundimit të disa veprave dhe hapjes së disa kantiereve të reja, që do të përmbyllim aksin më të rëndësishëm në kryeqytet, atë të unazës së madhe.  Ky loti i parë që hapet sot, pavarësisht se nuk ka lidhjen me lotin e dytë është i rëndësishëm pasi shpërndan trafikun”, tha ministrja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT