Video me peshkatarët/ Rama shfaqet me Gjergj Lucën: S’kam ardhur për vota, por për të bërë histori

Ditën e dytë të fushatës elektorale, Rama ia kushtuar tërësisht Durrësit, qytetit që ai kandidon.

Mes takimeve të shumta ka qenë edhe ai me peshkatarët, ku ia ka shtruar një dreke me karkaleca dhe peshk sëbashku me drejtuesit e anijeve të peshkimit.

Në këtë takim ishte i pranishëm dhe biznesmeni Gjergj Luca, i cili pak ditë më parë u përfshi në një konflikt fizik me kandidatin për deputet të PD-së në Elbasan Luçiano Boçi.

Me ironi, biznesmeni Luca ka komentuar dhe thëniet e opozitës për etiketimen e sipërmarrësve si “oligarkë”, teksa tha se “ne jemi të gjithë oligarkë, por kush punon në këtë vend?!. A t’ka shku mendja me qenë oligark?!

Kryeministri Rama gjatë fjalë së tij tha se nuk po kandidonte në Durrës për të marrë vota, por për të bërë histori.

Ai tha se do qëndronte me mandatin e deputetit në atë qytet që do e votonte më shumë. “S’kam ardhur në Durrës për të marrë vota, por për të bërë historinë me ju! Pastaj varet ku do rri te njerezit e nonës apo te njerezit e babës!”, tha Rama.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT