‘Ku je o Luc, oligarku i detit!’, Rama shtrohet për drekë me biznesmenë në Durrës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në qytetin e Durrësit me peshkatarë.
Ai ka ngrënë një drekë me ushqime deti me peshkatarë dhe biznesmenë, mes tyre edhe biznesmeni Gjergj Luca.
Rama nuk i ka kursyer as batutat me Lucën, të cilin e quajti oligarkun e detit. Kujtojmë se pak kohë më parë, biznesmeni Gjergj Luca u përlesh fizikisht me kandidatin për deputet të PD-së, Luçiano Boçi. Ngjarja u komentua gjerësisht në media, ndërsa opozita e ka quajtur Lucën si një nga oligarkët e Lucës.
Disa nga peshkatarët kanë ngritur një problem me Malin e Zi, për të cilin Rama tha se zgjidhet pa problem.
Pjesë nga biseda:
Rama: Ku je o Luc.
Gjergj Luca: Po jo ne jemi peshkatarë.
Rama: Ti je oligarku i detit
(Dëgjohen të qeshura)
Peshkatari: Zoti kryeministër ne kemi një problem me Malin e Zi. Pjesa e kufirit në grykën e Bunës nuk është me marrëveshje e ndarë dhe anijet tona futen ne të drejtë në disa pjesë, ndërsa rojet bregdetare të atyre i kapin. Janë mbi 30 anije që i kanë kapur.
Rama: Përse nuk më keni thënë? Kur ka ndodhur ky fenomen?
Peshkatari: Ka rreth 5-6 muaj. Me arsye apo pa arsye po krijohet një situatë shqetësuese.
Gjergj Luca: Gjithë problemi është trekëndëshi, por ata e llogarisin ndryshe kufirin. Ne na bëhet e pakalueshme. E gjithë kjo zonë të bëhet e përbashkët derisa të ndahet kufiri. Sepse na sakatuan varkat.
Rama: Do të flasim dhe do e zgjidhim. Kam besim që do ta zhgjidhim sepse ato përgjithësisht janë mirëkuptues nuk kemi pasur ndonjëherë problem.