Zgjedhjet e 25 prillit/ Del lista me emra: 28 kandidatët e dyshuar ku Prokuroria po heton mbi të shkuarën e tyre

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Prokurorisë së Pwrgjithshme verifikimin e 28 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.
Kandidatët, të cilët janë vetëdeklaruar se kanë pasur probleme me drejtësisë në një moment të caktuar të jetës së tyre, do t’i nënshtrohen verifikimit të thelluar nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme.
Nga Koalicioni ABEOK janë dërguar në Prokurori emrat e pesë kandidatëve, Altin Gjeloshaj, Elsa Voka, Daniel Prroj, Ervis Beu dhe Ido Pashaj. Nga Partia Bindja Demokratike janë dërguar për verifikim, Arsen Belaj dhe Bahri Shabani.
Nga Partia Lëvizja për Ndryshim, Dashamir Tahiri dhe Bahri Shabani. Nga Partia Lëvizja e Re, Ilmi Kuka. Kurse, nga LSI janë dërguar për verifikim, Arbër Arifaj, Ashim Tafilaku, Elton Ismaili, Ferdinant Aligjoni, Ilir Husi dhe Artur Baku.
Nga listat e PD, është Agron Kapllanaj, Gentian Muça, Rezart Tusha dhe Zef Hila. PSD ka për verifikim Kleo Muratajn, Tom Doshin dhe Serdar Hoxhën. Kurse, nga PS, Artan Bitri, Halim Dauti dhe Leondard Beqiri.
KOALICIONI ABEOK
1. Altin Gjeloshaj
2. Elsa Voka
3. Daniel Prroj
4. Ervis Beu
5. Ido Pashaj
PARTIA BINDJA DEMOKRATIKE
1. Arsen Belaj
2. Bahri Shabani
PARTIA LËVIZJA PËR NDRYSHIM
1. Dashamir Tahiri
2. Adrian Gjoka
PARTIA LËVIZJA E RE
1. Elmi Kuka
PARTIA LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
1. Arbër Arifaj
2. Ashim Tafilaku
3. Elton Ismaili
4. Ferdinant Aligjoni
5. Ilir Hysi
6. Artur Baku
PARTIA NISMA THURJE
1. Boris Shakaj
2. Napolon Laska
PARTIA DEMOKRATIKE
1. Agron Kapllanaj
2. Gentian Muça
3. Rezeart Tusha
4. Zef Hila
PARTIA SOCIALDEMOKRATE
1. Kleo Murataj
2. Tom Doshi
3. Serdar Hoxha
PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË
1. Artan Bitri
2. Halim Dauti
3. Leonard Beqiri