‘’Jam mbështetës i Amerikës’’, Tom Doshi nis fushatën: Isha njeriu kyç që Reforma në Drejtësi kaloi në parlament

Partia Socialdemokrate e Shqipërisë ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.
Fushata nisi nga kryeqyteti, ku kryetari Tom Doshi prezantoi edhe listën e kandidateve të Qarkut Tiranë.
Në sloganin “Na jepni besimin, t’ju kthejmë shpresën”, Doshi tha se PSD-ja është e vetmja forcë që do t’ju kthejë shpresën shqiptarëve.
Doshi, i cili është përmendur nga ambasadorja Kim që kërkon ndalimin e hyrjes së tij në Kuvend, tha se është mbështetës i SHBA. Gjatë prezantimit të kandidatëve, ai shtoi se punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. Ai kujton se ka qenë njeriu kyç që Reforma kaloi nër parlament.
“Unë jam një mbështetës Amerikës. Na jepni besimin, t’ju kthjejmë shpresën. Shqiptarët nuk kanë më shpresë, dhe PSD-ja është e vetmja forcë që do ‘tju kthejë këtë shpresë, pasi korrupsioni është shqetësimi më i madh!
Unë jam një mbështetesës i Amerikës dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament”-tha zoti Doshi.
Doshi pretendon që të jetë forcë e tretë në zgjedhjet parlamentare, duke spostuar kështu LSI-në. /Gazeta SHQIP