Gazetari Mane sherr dhe replika të forta me aktorin Liçaj: M’u duke si Enver Hoxha te mitingu i PD. Aktori: Po ik ti voto…

Një debat i fortë u zhvillua sot mes aktorit Neritan Liçajt dhe gazetarit Bledi Mane. Të ftuar në Top Talk, në emisionin që drejtohet nga Denis Dyrnjaja, dy personazhet e njohura kanë shpërthyer në akuza dhe përplasje mes tyre.

Shkak për këtë kanë fjalimi i mbajtur nga Liçajt në mitingun e djeshëm i PD-së, ku Mane u shpreh se aktori i ngjau në fjalimin e tij si diktatori Enver Hoxha. Kjo bëri që të shkëmbejnë replika të forta mes njëri-tjetrit.

Pjesë nga debati

Bledi Mane: Roli si fundit si aktor filmi i Neritanit ka qenë ai Enver hoxhës, me sekuenca filmi, në Gjirokastër. Në mitingun e djeshëm të PD-së, mu faneps Neritani me të njëjtën patos e me të njëjtën veshje si Evner Hoxha mbi atë podium. Nuk e pashë Neritanin që unë njoh, e pashë të mbushur me mllef e inat, mendoj se fjalimi do të ia ketë shkruar Flutura Açka.

Neritan Liçaj: Mund të recitosh si Mero Baze sa të duash, lëri këto ngjyrime se nuk e ke të drejtën e eksluzivitetin, ik voto Tom dosHin, e të mbash përgjegjëis tëndë. Sa për Enver Hoxhën, mua s’ma jep njeri fjalim siç t’i japim ty. Ti përpiqesh të maipilosh meidan, këtë e andej sepse ti e ndjek nga facebook, ndërsa unë e njoh më mirë se ti. Ku e di ti kush ma ka dhënë fjalimin. Mua s’ma kanë dhënë njeri fjalimin, se fola pa letër. Fol mos bëj përcaktime, se nuk ke të drejtë të bësh përcaktime me mua.

Mane: Më lër të flash dhe pastaj repliko

Liçaj: Po kur flet për mua falsitete nuk e pranoj, nuk e lejoj një gjë të tillë.

Liçaj: Na pa Mania si Enver Hoxha ne…

Bledi Mane: Thuaj se je te mitingun i opozitës e flet, por…

Neritan Liçaj: Ku, ku e njeh Enver Hoxhën ti, po na e tregon ti, je i vogël ti…

Nertian Liçaj: Mos thuaj përalla e fjalime siç the se ta ka shkruar filani, e me Enver Hoxhën. Manes i japin një skenar dhe kujton se ia japin të gjithëve një skenar.

Bledi Mane: Ti e mëson fjalimin përmendsh dhe e thua.

Liçaj: Ku e di ti, ku merr vesh nga aktrimi, ik voto Tom Doshin.

Mane: Ti duhet ë shkojë vetë në polici, se ke kthyer ligjin dhe masat anti Covid, sië duhet ta bënte Fatmir Mediun

Liçaj: E po t’i kujton se i di të gjitha jep leksione policimi dhe aktrimit. Kjo është më absurde se ti, kjo është qesharake.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT