VIDEO/ Rama pi ujë në ujësjellësin e ri të Krujës, më të njëjtën shishe bëjnë “gëzuar” edhe ministrja dhe kryebashkiaku

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot ujësjellësin e ri të qytetit të Krujës, ku pas punës në 1630 metra lartësi në një terren sfidues, nga sot plot 8 vendburime të reja uji do të furnizojnë rregullisht me ujë gjithë familjet.

Për të garantuar se uji është cilësor, Rama kërkoi një shishe për ta mbushur dhe dhe dha shembullin duke pirë vetë i pari.

Teksa hapi vetë çezmën, kryeministri tha:

“Presioni gjë e mirë, hajde gëzuar, me këtë ujë të freskët nga Kruja, uji i pijshëm i Krujës 24 orë. Perfekt,”– tha Rama.

Pasi piu vetë, po të njëjtën shishe ia ia kaloi edhe Milva Ekonomit. Më pas radhën e kishte kryebashkiaku Artur Bushi. Shihni videon./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT