BE, 651 mijë vaksina Pfizer për Ballkanin! Ursula von der Leyen reagon pas telefonatës me Ramën

Bashkimi Europian do të ofrojë 651 mijë vaksina anti-Covid për vendet e Ballkanit Perëndimor.  Pas bisedës telefonike të zhvilluar me kryeministrin Rama ka reaguar edhe presidentja e KE, Ursula von der Layen.

Ursula von der Leyen ka zbuluar përmes një postimi në twitter, se vaksinat që do t’i jepen rajonit tonë do të shpërbejnë për vaksinimin e punonjësve shëndetësor dhe qytetarëve në nevojë.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, shkruan von der Layen.

Deri tani Shqipëria ka marrë vaksina nga “Pfizer”, “AstraZeneca”, por edhe ruse e kineze në ditët e fundit. Dy ditë më parë, Shqipëria mori 192 mijë vaksina kineze Sinovac përmes Turqisë. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT