Rama: Jo pasaportë vaksinimi për turistët, brenda majit gjysmë milionë shqiptarë marrin injeksionin

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si ditën më të gëzuar të sotmen të jetës së tij, pasi nisi procesi i vaksinimit masiv anti Covid.
Pas inspektimit në sheshin “Skënderbej”, Rama u shpreh se brenda majit do të kemi gjysmë milioni të vaksinuar.
“Brenda majit, gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar. Kam bindjen e plotë se do të ecim shumë shpejt. Kemi siguruar sasi të konsideruershme. Besoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar si rezultat i këtyre goditjeve që i bëhet zinxhirit të infektimeve. Mbetemi të bindur që deri në pranverën e ardhshme do të jenë vaksinuar të gjithë. Por ministrja s’më lë, por unë mendoj se do të vaksinohen më parë”, tha Rama.
Ndërsa u shpreh se edhe pse ministrja Manastirliu nuk e lejon ta thotë një premtim të tillë, ai shtoi se “deri në pranverën e ardhshme do të jenë të vaksinuar të gjithë, por unë mendoj më herët se do ta realizojmë një gjë të tillë”.
“Por ministrja s’më lë ta them, por unë mendoj se do të vaksinohen më parë. Do të ketë vaksinime në katër turne, dhe njerëzit janë të lirë të zgjedhin nëse do të vaksinohen. Për ata që vijnë në Shqipëri nuk do u kërkohet që të kenë bërë vaksinën.”, tha Rama.
Shefi i qeverisë bëri të ditur se sezoni i verës prite të jetë i lehtësuar dhe hapur për shqiptarët, duke synuar shkëputjen e zinxhirit të infektimeve. Ndërsa bëri të ditur se “turistëve të huaj që do të mbërrijnë Shqipëri nuk do t’u kërkohet pasaporta e vaksinimit”.