Mogherini ia ‘ndali fjalën’ Haradinajt, me Serbinë del në konferencë

Zyra e shtypit të Bashkimit Evropian, dje e anuloi konferencën e përbashkët me kryeministrin Ramush Haradinaj pas takimit në Këshillin e MSA’së. Mirëpo të njëjtën nuk e bënë me kryeministren serbe, Ana Bërnabic, përcjell gazetametro.net.

Pas takimit që Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Frederica Mogerini, pati me delegacionin serb në Bruksel, ka mbajtur një konferencë të përbashkët me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabic.
Mogerini në këtë konferencë tha është optimiste për të ardhmen evropiane të Serbisë.

Siç tha ajo, Serbia, së bashku në bashkëpunimin me Brukselin, mund të bëjë përparim.

Sipas mediave serbe, gjatë konferecës u theksua gjithashtu se angazhimi i Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, një nga elementet kryesore progres në negociatat e pranimit.

Moherini foli edhe për taksat e vendosura nga Prishtina për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke thënë se qëndrimi i Komisionit Evropian që nga fillimi ishte e qartë – se këto masa shkelin CEFTA dhe MSA-në, dhe se Prishtina duhet të tërheq këto masa.

Ndryshe, në lidhje me anulimin e konferencës nga BE’ja ditën e takimit në Këshillin e MSA’së, për Gazeta Metro kanë folur dje nga Qeveria e Kosovë, të cilët kanë shpjeguar se një vendim i tillë për anulimin e konferencës para gazetarëve ka ardhur pas një pajtimi të të dyja palëve për shkak të qëndrimeve të ndryshme që ka Kosova dhe BE’ja./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT