“Shkoi mirë”, personazhet e njohur që u vaksinuan sot (FOTO)

Këtë të diel në sheshin “Skënderbej” ka nisur vaksinimi i të moshuarve mbi 70 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër këtë proces.

Madje ajo është takuar edhe me aktorin e njohur, Luftar Paja, si dhe me të tjerë që ishin të pranishëm në këtë qendër vaksinimi, të cilët ndodheshin në radhë për të marrë dozën e vaksinës.

“Shkoi mirë”, personazhet e njohur që u vaksinuan sot

Teksa ministrja ka pyetur se si po shkon procesi, aktori ka thënë: “E bëra vaksinën, shkoi mirë”.

Gjithashtu edhe ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, ka bërë vaksinën gjatë ditës së sotme.

“Shkoi mirë”, personazhet e njohur që u vaksinuan sot

Ndërkohë me ngritjen e dy çadrave të mëdha në shërbim të procesit të vaksinimit synohet që të arrihet objektivi  10-15 mijë vaksinimeve në ditë. Vaksinimi këtë të diele ka nisur me 192 mijë dozat e vaksinës kineze Sinovac që erdhi para disa ditësh në vendin tonë.

Nga ana tjetër kujtojmë se edhe shumë personazhe të njohur kanë marrë vaksinën më parë, si Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Alfred Moisiu, Tinka Kurti e shumë të tjerë.

“Shkoi mirë”, personazhet e njohur që u vaksinuan sot

“Shkoi mirë”, personazhet e njohur që u vaksinuan sot

Back to top button
LAJMET E FUNDIT