Një popull që tregon votën në publik, nuk meriton demokraci

Nga Mentor Kikia

Secili është në të drejtën e tij, të votojë ose jo. Ta bëjë votën të vlefshme, duke shënjuar kandidatin, apo ta shkarravisë.

Eshtë në të drejtën e tij të besojë PS-në apo PD-në. Por gjëja më e shëmtuar që po shikoj sot, masivisht, nëpër rrjete sociale është publikimi i fotove duke votuar, i gishtave me bojën e shenjuesit apo gishtave pa bojë (per te treguar se s’ka votuar), fotografimi dhe publikimi i fletëve të votimit, me votën pro apo votën e pavlefshme.

Madje në Shkodër, një televizion lokal transmetonte Live edhe nga dhoma e fshehtë e votimit.

Kjo që po ndodh sot nuk është një gjë normale (pavarësisht përgjegjësisë politike), por demonstrimi publik i votuesve është edhe më i shëmtuar.

Më duket një demonstrim i karakterit tonë si popull.

Vota është një gjë private, lidhet me bindjen tënde politike, me besimin tënd ndaj një force politike apo një kandidati, është pushteti yt, që e ushtron në mënyrë të fshehtë një herë në katër vjet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT