UEFA largoi figurën e Adem Jasharit në “Air Albania”, kërcënoi me anulimin e ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë sot ka qenë nikoqire e Kombëtares së Anglisë në kryeqytetin shqiptar, Tirana, për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar2022”.
Edhe kjo ndeshje e Kombëtares shqiptare u zhvillua pa praninë e tifozëve, megjithatë grupi “Tifozat Kuqezi” pak orë para ndeshjes kishin vendosur një fotografi gjigante në anën perëndimore me figura të shquara shqiptare.
Tifozët ‘Kuqezi’ kanë vendosur figura të shquara shqiptare, kreykomandantin, Adem Jasharin, Skenderbeun, Ded Gjo Lulin, Aleksandrin e Madh dhe Pirron e Epirit, me mbi shkrimin ‘SYTË DHE ZEMRËN TE JU’.
Megjithatë, pak para ndeshjes, pjesa ku ndodhej Adem Jashari është hequr. Kjo është urdhëruar nga UEFA dhe përfaqësuesit që ndodhen në stadium pasi në të kundërt ndeshja do të anulohej.
