Vaksinimi, kryeministri Rama zbulon kënaqësinë më të madhe në jetën e tij politike (FOTOT)

Sigurimin e vaksinave kundër covid, kryeministri Edi Rama e cilëson si kënaqësinë më të madhe në jetën e tij politike.

Teksa ka publikuar disa foto nga veriu në jug, Rama shkruan se vaksinimi  gjyshërve dhe gjyshëve është një prej momenteve më të mira të karrierës së tij.

“Asnjë kënaqësi më të madhe s’kam pasur në jetën time politike, se sa kjo e lehtësimit të shpirtit të gjysheve e gjyshërve të këtij vendi, pas një viti ankth në tunelin e pandemisë, prej ku tanimë filluam të dalim.

*Tropojë, Dibër, Shkodër, Krujë, Berat, Vlorë, Lushnje, Sarandë, Ersekë, Tepelenë, Përmet, Malësi e Madhe, etj.”, shkruan Rama.

Qeveria e Shqipërisë ka siguruar 1 milion doza vaksinash kineze Sinovac kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, pas negociatave me një kompani turke të autorizuar për distribuimin e këtyre vaksinave.

Nga kontrata e nënshkruar të enjten, më 25 mars në Stamboll me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayive Ticaret”, parashikohet që fillimisht të blihen 500.000 doza, të cilat pritet të dërgohen në Shqipëri gjatë dy muajve të ardhshëm. 190 mijë prej tyre mbërriten disa ditë më parë

Vaksinimi, kryeministri Rama zbulon kënaqësinë më të

Back to top button
LAJMET E FUNDIT