VIDEO/ Safet Gjici tejkalon Ramën, ‘hap’ 701 mijë vende pune vetëm në Kukës

Në vitin 2013, një prej premtimeve më të mëdha të kryeministrit Edi Rama, ishte hapja e 300 mijë vendeve të punës.
Por kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, duke se e ka tejkaluar objektivin e kryeministrit, pasi thotë se do hapen 701 mijë vende pune vetëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, i cili pritet të jetë funksional brenda këtij muaji.
Gjatë një takimi elektoral para mbështetësve të PS, Gjici flet për 701 mijë vende pune në aeroportin e Kukësit. Sigurisht një lapsus i tij, por aq i bindur është kryebashkiaku sa e thekson disa herë faktin që do hapen 701 mijë vende punë.
“701 mijë vende pune, të punësuar vetëm brenda aeroportit. Zjarrfikës, sanitare, doganier, komisariati i policisë që do jetë brenda aeroportit, pra janë gjithësej 701 mijë veta të punësuar brenda aeroportit.”, deklaron Gjici, ndërsa një pjesë e fjalëve të tij janë të padëshifrueshme.
Gjithsesi as shifra 701 të punësuar nuk është e pavërtetë, pasi në raportimet zyrtare të qeverisë thuhet se Aeroporti i Kukësit do të ketë të punësuar si pjesë të stafit të tij afro 200 punonjës.
Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiku bën gafa të tilla, pasi “repertori” i tij është mjaft i pasur./Gazeta SHQIP