“Sot mund të qanin 23 nëna”/ Vëllai tregon kur e pa për herë të fundit Arjan Salën dhe shpërthen në lot: S’mund të flas më…

Vëllai dhe xhaxhai i Arjan Salës kanë treguar përjetimet pas humbjes së 33-vjeçarit, Arjan Sala.
Vëllai i Arjanit, Edmond Sala ka shpërthyer në lot për të familjarin e humbur, duke mos e përmbajtur dot veten para kamerave.
“Për Arjanin nuk di se çfarë të them, unë e kam vëlla edhe ai ka qenë një zemërgjërë që dogji veten e tij për të nxjerrë kolegët dhe gjithë punonjësit e magazinës. Ishte i mirë në zemër. Sot mund të qanin 22 ose 23 nëna shqiptare, por tani paska qenë fati im dhe i familjes sime që të vajtojmë ne. I bashkëshortes, nënës, djalit të vogël.”, tha Edmond Sala në një lidhje për Tv Klan.
I pyetur se kur e pati takimin e fundit me Arjanin, Edmond nuk i mbajti dot lotët.
“S’mund të flas më (qan). Në darkë, një natë më parë. Ai ka qenë turni i dytë, ka marrë shërbimin nga ora 13:30-14:00.”, tha ai.