Premtime boshe nga Mogherini, thotë se po shqyrtohen vizat

Pas shumë lajmeve negative të ardhura nga Bashkimi Europian në drejtim të Kosovës gjatë këtyre dy muajve të fundit, një bllef vjen edhe nga shefja e Politikës së Jashtme e BE’së, Federica Mogherini, në lidhje me liberalizimin e vizave. Ajo thotë se po shqyrtohen vizat, pa dhënë ndonjë garancë, edhe pse Komisioneri Hahn, ka dhënë datën për janarin e vitit 2020, transmeton gazeta Metro.

Mogherini në takimin e tretë të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim mes BE’së dhe Kosovës, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke thënë se kjo çështje është duke u shqyrtuar ende, njofton gazetametro.net.

“Për sa i përket liberalizmit të vizave, Komisioni Evropian miratoi një raport korrikun e vitit 2018 mbi përmbushjen e standardeve të mbetura. Vendimi mbi propozimin e Komisionit aktualisht është duke u shqyrtuar në Këshill dhe në Parlamentin Evropian”, thuhet në njoftimin për media nga BE.

Këtu Mogherini e përmend se po shqyrtohet, me një fjalor të ngjyrosur diplomatik, edhe pse tashmë dihet se problemet e brendshme në BE, dhe zgjedhjet e brendshme, liberalizimin e vizave e kanë shtyer për janar të vitit 2020, transmeton gazetametro.net

Por, Bashkimi Evropian nënvizoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të Kosovës në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit, duke përshpejtuar dhe intensifikuar punën me mirëbesim në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin gjithëpërfshirës midis Kosovës dhe Serbisë, njofton gazetametro.net.

Të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të zbatohen plotësisht pa asnjë vonesë të mëtejme, në veçanti marrëveshja e vitit 2015 për “Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe”.

Edhe tonet e Kryeministrit Haradinaj ishin të ashpëra, që dolën nga takimi me nervozizëm dhe pa deklaratë të përbashkët, që tregon se nuk ka ndonjë marrëveshje.

/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT