Francezi që dashuron gjuhën shqipe: Do të më pëlqente të jetoja në Shqipëri (FOTO)

Arnaud Boutin është një 18-vjeçar francez, i cili që po studion Gjuhë Shqipe dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e “Inalco” Paris.
Ai nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë por e vetmja gjë që e bashkon është dëshira për ta studiuar atë. Ai ka nisur që në moshën 15-vjeçare ta studiojë atë dhe aktualisht është ne vitin e dytë të studimeve.
Në shtator të vitit 2020 ka vizituar për herë të parë Shqipërinë dhe konkretisht qytetin e Tiranës dhe atë të Krujës.
Me një shqipe të mirë Arnaud rrëfeu sot në emisionin “Shqipëria Live” se si lindi dëshira për gjuhën tonë amtare dhe ambiciet e tij për të ardhmen. Ai tregoi se e ka njohur Shqipërinë nga një shoqe e tij, Albana.
Më pas adoleshenti tregoi se qëllimi i tij është të vizitojë sërish Shqipërinë, pasi ka qenë vetëm dy ditë dhe nuk ka parë as veriun dhe jugun.
“Ishulli i Sazanit më tërheq dhe qyteti i Korçës”, tha 18-vjeçari, i cili gjithashtu ka lexuar edhe libra në gjuhën shqipe. Boutin tha se ka lexuar “Prilli i thyer” i Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjen të Kosovës.
I pyetur nëse do të donte të jetonte në një të ardhme në Shqipëri, i riu tha: “Pse jo, do të më pëlqente të jetoja në Shqipëri”.
Më pas shtoi se i vjen keq se Shqipëria nuk njihet shumë në Francë, pasi sipas tij, kanë shumë gjëra për të mësuar për Shqipërinë dhe historinë e saj.