Dikur thoshte se i mjafton banesa/ Albin Kurti vendoset në një shtëpi tjetër

Edhe pse ishte shprehur disa herë se banon në një banesë të vogël dhe se ajo i mjafton , kryeministri kosovar Albin Kurti siç duket ka ndërruar vendbanimin. K
urti tani raportohet se është shpërngulur në një shtëpi në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë.
Sipas televizionit kosovar Kanal 10, prej rreth tre javësh Albin Kurti nuk banon më në banesën prej 60 metrash katrorë. Banorët e ndërtesës thonë se nuk e kanë parë shpërnguljen e tij.
Kurti tashmë është vendosur në një shtëpi private. Komshinjtë e rinj të Kurtit thonë se këtë shtëpi ai e mori me qira.
Lidhur me ndryshimin e vendbanimit të Kurtit nga banesa në një shtëpi zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu nuk ka dashur të flasë. Një gjë të tillë Kryeziu e lidhi me çështje të sigurisë.
Albin Kurti, kritikën e tij të vazhdueshme kundër pushteteve , e ka bërë duke u përmendur pasurinë dhe shtëpitë luksoze politikanëve.