Dalin pamjet/ Me vrap, momenti kur Arjan Sala futet mes flakëve dhe u shpëton jetën kolegëve (VIDEO)

Publikohen pamje të reja nga gjesti i pashembullt i Arjan Salës,  Dëshmorit të Atdheut, që dha jetën mes flakëve për të shpëtuar kolegët e tij në magazinën e një qendre tregtare.

Pamjet e mëposhtme, të publikuara nga emisioni OPINION, tregojnë qartë lëvizjet e fundit të 33-vjeçarit brenda magazinës dhe momentet e para kur në godinë kanë filluar që të dalin shtëllungat e para të tymit.

I riu, përgjegjës sigurie është futur me shpejtësi për të shpëtuar jetën e kolegëve, por edhe personave të tjerë që ishin brenda, por në fund nuk arriti që të dalë vetë.

Heroi Sala është shpallur sot Dëshmor i Atdheut. Statusi i lartë që mban motivacionin “Humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar popullsinë në rast fatkeqësie”, iu dorëzua familjarëve nga Kryeministri, i shoqëruar nga Kryebashkiaku i Tiranës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT