Mintingu i Bashës në Fier, reagon Rama: Dy botë të ndryshme, PD pa din e as iman

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për takimin masiv që kryedemokrati Lulzim Basha mbajti në Fier, ku shumë njerëz kishin dalur ta prisnin, duke mos respektuar masat anti Covid.

“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman… *Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”, shkruan Rama.

Ai shoqëron postimi me dy foto të ndryshme, njëra nga procesi i vaksinimit masiv, e tjetra nga njerëzit që grumbullohen rreth Bashës pa respektuar asnjë masë për parandalimin e përhapjes së Covid.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT