Grumbullimet/ PD i përgjigjet Ramës: I frikësuar nga qytetarët, dështove në 8 vite

Me anë të një reagimi zyrtar, Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama. Kryeministri ka kritikuar sot grumbullimet në Fier gjatë takimit elektoral të Bashës.
PD thekson se Rama ndihet i frikësuar, pasi më 25 Prill do vijë ndryshimi që i nevojitet Shqipërisë.
“Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.
Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve. Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!”-thuhet në reagimin e PD-së.