Rastet me trombozë, Berlini ndërpret pjesërisht vaksinimet me AstraZeneca

Spitalet e Berlinit kanë ndërprerë pjesërisht vaksinimet me vaksinat e kompanisë AstraZeneca. Berlini njoftoi se do të ndërpresë përdorimin e vaksinës AstraZeneca te persona nën moshën 60-vjeçare

Klinikat shtetërore nuk do të vaksinojnë me këtë lloj vaksine as gratë nën moshën 55 vjeç, shkruan gazeta e Berlinit “Tagesspiegel”, sepse vazhdon të ketë raste tromboze.

Vaksina është ende nën vëzhgimin dhe testimin e autoriteteve.

Më herët edhe Kanadaja pezulloi përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të Oxford-AstraZeneca për njerëzit nën moshën 55 vjeç, pas shqetësimeve se mund të ketë lidhje me mpiksje të rralla të gjakut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT