“Na ndihmoni për zgjedhjet”, Dule dhe Beleri takime me ministrin grek në Athinë

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kreu i shoqatës minoritare “Omonia” Fredi Beleri kanë zhvilluar një takim në Athinë, me zyrtarët më të lartë të diplomacisë greke. Ata janë pritur nga ministri i Jahstëm Nikos Dendias dhe zv.ministri Costas Vlasis.
Prezent ka qenë dhe kreu i degës së Omonias atje Vassilis Kagios. Ky takim vjen në një kohë kur vendi ynë ka hyrë zyrtarisht në fushat, dhe duket se Dule e Beleri kërkojnë mbështetje nga fqinjët.
“Greqia është në mënyrë të vendosur në anën e Pakicës Kombëtare Greke në Shqipëri. Me Zëvendës Ministrin e Jashtëm Kostas Vlasis ne mbledhje e Ministrisë së Jashtme, me Presidentin e Bashkimi Demokratik të Pakicës Kombëtare Greke (PBDNJ) / Omonia V. Kagios, Presidentin e KEAD V. Doule & Presidentin e Degës së Omonia në Heimarra F. Beleri”, shkruan ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias në Tëitter.
Fredi Beleri është nën hetim në Shqipëri për masakrën e Peshkëpisë. Prokuroria e Krimeve të Rënda muaj para se të shkrihej për t’i hapur rrugë SPAK-ut, ka pasur të dhëna se Beleri është arrestuar menjëherë pas masakrës në kufirin greko-shqiptar.
Kreu i Omonias është marrë në pyetje për tre orë nga prokurorët shqiptarë. Fredi Beleri akuzohet për akte terroriste, pasi ka qenë pjesë e grupit të komandos greke që sulmoi postën shqiptare në vitin 1994.
Por ai në media ka deklaruar se akuzat janë një montim i politikës. Beleri gjithashtu është refuzuar nga KQZ-ja të kandidonte edhe në postin e kryetarit të bashkisë së Himarës. PBDNJ në këto zgjedhje bën pjesë në koalicion e djathtë që udhëhiqet nga PD-ja. Deri më tani vetëm emri i Dules është në listat e sigurta të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, duke u përfshirë në qarkun e Tiranës.