Tinka Kurti në spotin e kryeministrit: Shqipërisë i duhet Edi Rama

Një tjetër personalitet i rëndësishëm i artit shqiptar është bërë pjesë e fushatës së kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 25 prillit. Pas aktorit Robert Ndrenika, edhe Tinka Kurti është shfaqur së fundmi në një spot të PS.

Në mesazhin e saj, aktorja dëgjohet të thotë se në kohë të vështira vendit i duhet Edi Rama, pasi vetëm ai lufton për Shqipërinë.

“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rams, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, shprehet Tinka Kurti.

Aktorja e njohur shkodrane njihej si person që ka qenë dikur në mbështetje të Partisë Demokratike vite më parë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT