Gazetari i BBC largohet nga Kina: Shumë e rrezikshme për të vazhduar aty

Gazetari me përvojë, korrespodent i BBC tha të mërkurën se ishte larguar nga Kina, pasi ishte përballur me kërcënime ligjore dhe presion nga autoritetet për raportimin e tij mbi abuzimet e të drejtave Xinjiang dhe pandeminë e koronavirusit.
John Sudworth i tha BBC Radio 4 në një intervistë se ai ishte zhvendosur në Tajvan pas nëntë vitesh në Pekin pasi ishte “shumë e rrezikshme për të vazhduar më tej”.
Kërcënimet nga autoritetet kineze ishin “intensifikuar” në muajt e fundit, shtoi ai.
Të paktën 18 korrespondentë të huaj u dëbuan nga Kina vitin e kaluar, pas një përplasje me SHBA që u pasua me shkatërrimin e pranisë së shtypit ndërkombëtar në vend.
Grupet e lirisë së shtypit thonë se hapësira për reporterët e huaj për të vepruar në Kinë kontrollohet gjithnjë e më fort, me gazetarë të pwrgjuar e ndjekur në rrugë, duke pësuar ngacmime në internet dhe refuzuar vizat.
“BBC është përballur me një sulm të plotë propagandistik jo vetëm që synon vetë organizatën por mua personalisht përmes platformave të shumta të kontrolluara nga Partia Komuniste”, tha Sudworth, i cili do të vazhdojë të punojë si korrespondent i Kinës nga Tajvani.
“Ne përballemi me kërcënime të veprimit ligjor, si dhe mbikëqyrje masive tani, pengesa dhe frikësime, kurdo dhe kudo që përpiqemi të filmojmë”, shtoi ai, duke raportuar se ai ishte “ndjekur nga policia me rroba civile” gjatë largimit të tij nga Kina.
Në javët e fundit, media shtetërore kineze dhe zyrtarët kanë sulmuar vazhdimisht Sudworth për raportimin e tij mbi praktikat e pretenduara të punës së detyruar që synojnë pakicat myslimane ujgurë në industrinë e pambukut Xinjiang në veçanti.
BBC gjithashtu konfirmoi zhvendosjen e Sudworth pasi tabloidi i mediave shtetërore Global Times njoftoi të mërkurën se ai ishte “fshehur” në Tajvan.
“Puna e John ka zbuluar të vërtetat që autoritetet kineze nuk donin që bota t’i dinte”, tha transmetuesi në një deklaratë në Twitter.