PD kërkesë urgjente kandidatëve për posterat: Mos i vendosni, hiqni…

Vendosja e numrave personalë të kandidatëve të PD-së në postera për zgjedhjet ka shkaktuar reagimin e selisë qendrore të partisë më të madhe të opozitës.
Në një mesazh të shpërndarë për kandidatët mësohet se PD u kërkon atyre që t’u përmbahen posterave zyrtarë të PD.
“Kush ka bërë ndryshime, duhet t’i hiqni menjëherë (që sot). Përdorimi i numrit tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe dëmton drejtpërdrejt numrin e të gjithëve që është një dhe vetëm një, 9-PD-AN”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Më tej theksohet se “Në të gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylyk, virtual e material) duhet të përdoret vetëm numri 9”.
MESAZHI PëR KANDIDATëT
Te nderuar kandidat/e,
Sikurse iu është dhënë si porosi, kërkohet nga ju që,
Posterat duhet t’i publikoni apo printoni siç ju ka ardhur formati zyrtar. Nuk lejohet asnjë ndryshim nga ana juaj.
Kush ka bërë ndryshime, duhet t’i hiqni menjëherë (që sot). Përdorimi i numrit tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe dëmton drejtpërdrejt numrin e të gjithëve që është një dhe vetëm një, 9-PD-AN.
Prandaj, të nderuar kandidat/e, votuesin do ta ftojmë të gjithë së bashku të votoj nr. 9. Në të gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylyk, virtual e material) duhet të përdoret vetëm numri 9.
Vendimi i kryesisë së PDSH dhe Shtabit Qendror të fushatës është imazhi i standardizuar.
Bashkëlidhur po ju ridërgoj imazhin e vetëm për postera dhe cover foto në rrjetet tuaja sociale.
Faleminderit për mirëkuptimin.