Pas Bashkim Finos nderohet edhe Sokol Olldashi, një rrugë në Tiranë do të mbajë emrin e ish-ministrit të PD

Një rrugë e re në Tiranë do të mbajë emrin e ish-ministrit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.

Ishte kryebashiaku Erion Veliaj që bëri të ditur lajmin, i cili më herët prezantoi shkollën e re “Bashkim Fino” në Njësinë numër 2. Kreu i bashkisë së Tiranës u shpreh se do vlerësohen jo vetëm figura të të majtës por edhe të të djathtës, që kanë lënë gjurmë në komunitet.

“Kemi marrë gjithashtu një propozim për një rrugë në këtë zonë, në Njësinë numër 2, me emrin Sokol Olldashi, ndaj duam që edhe atë koleg e mik ta respektojmë gjithashtu dhe besoj që Tirana do të jetë më dinjitoze me rrugë dhe shkolla cilësore, por edhe me emra dinjitozë të atyre që i kanë shërbyer këtij vendi. Përtej bindjeve politike, kush ka qenë shërbëtor publik i këtij atdheu dhe i këtij qyteti meriton të vlerësohet, si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta,” tha Veliaj.

Shkolla “Bashkim Fino” do të ngrihet në afërsi të Qytetit Studenti. Shkolla mori emrin e ish-kryeministrit dhe deputetit të ndjerë socialist i cili u nda nga jeta këtë të hënë pasi e humbi betejën me Covid 19.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT