Numri më i ulët i të intubuarve ndër muaj, si paraqitet situata në spitalet covid dhe 5 qytetet më të prekura

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 8 viktima nga koronavirusi. Ndërkohë, rastet e reja me Covid-19 janë 434.
Situata në spitale duket se është stabilizuar, pasi fatmirësisht raportohet vetëm për 2 të intubuar, numri më i ulët ndër muaj.
Tirana vijon të jetë qyteti me numrin më të lartë të infeksioneve, e ndjekur nga Fieri, Durrësi, Gjirokastra, Shkodra.
“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 271 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.”, njoftoi ministria.
Të shëruar
Në 24 orët e fundit janë shëruar 654 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,271 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Statistika (31 Mars 2021)
Raste të reja ditore 434
Të shëruar në 24 orë 654
Të shtruar në spitale 271
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2991
Testime totale 558,921
Raste pozitive 125,157
Raste të shëruara 91,271
Raste Aktive 31,651
Humbje jete 2235
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22035
Fier 2598
Durrës 1297
Gjirokastër 1240
Shkodër 1213
Vlorë 981
Korçë 768
Elbasan 406
Lezhë 358
Kukës 361
Dibër 330
Berat 64