‘Po votove PD, në Tiranë shkon me tramvaj’/ Rama zbulon frikën e policisë: Pse nuk i prish takimet e Bashës

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij në Shkodër, nuk i ka kursyer ironitë dhe akuzat ndaj kundërshtarit të tij politik, kreut të PD-së Lulzim Basha,

Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për PS-në, pasi sipas tij në të kundërt do të marrin “tramvajën e Tiranës”.

“Një gjë është e sigurt se po votuat këta do merrni tramvajën e Tiranës. Nëse nuk vjen tramvaja s’të jep njeri llogari. Ka një defekt teknik dhe do vijë nesër.”

“Ka një rëndësi të madhe që ne ta fitojmë këtë histori me këtë luftë të madhe. Vaksinimi na jep përparësi por duhet ta çojmë deri në fund. Por kush do ta çojë në fund. Si ndodhi që Shqipëria është vendi i dytë që siguroi vaksinat në rajon. Ishte këmbëngulja, durimi dhe puna ditë natë. Kujtoni se po erdhën këta do vazhdojë një lloj? Jo këta nuk dinë. Ka 30 vjet që drejtojnë Shkodrën. Më çoni në një vend që kanë ndërtuar një shkollë një qendër shëndetësore një spital. Asgjë. Këta nuk dinë. Është mbledh paaftësia dhe indiferenca. Ata dinë dy gishtat dhe Rama ik. Ata e dinë se nuk fitojnë do të, dhe thonë Rama ik. Po ku të iki? Ku? Dhe pse? Për çfarë arsye? Se doni ju ? Doni të përsëritni?” tha Rama.

Për sa i përket ndërhyrjes së policisë apo gjobitjes së kreut të PD-së për organizim mbledhje në kohë covidi, Rama ka thënë se ata janë shprehur se nuk ndërhyjnë dot. Kjo për shkak se sipas Ramës militantët e PD-së do të reagonin ashpër.

“I kuptoj shumë mirë që thonë që shteti duhet të veprojë dhe policia duhet të ndërhyjë. Por njerëzit duhet të kuptojnë se policia ka të drejtë. Kam pyetur por kanë të drejtë kur thonë se nëse reagojmë ne ndaj kësaj. Ata e kanë treguar se mund të bëjnë shumë më keq. Policia nuk mund të futet në luftë me një turmë të pa përgjegjshmish. Duan të marrin vendin por nuk tregojnë asnjë respekt për ligjin. Del Luli dhe bën një dasmë spontane i mungon vetëm dajrja. Ka dal kërkojmë nuse. Dhe e kanë nxjerrë në fakt. Nusja është Shqipëria për plaçke si ka ndodh përherë.

“Luli është Gjino i asaj përrallës se shkesë e vërtetë janë Likja, Monika dhe Saliu. Nuk kanë bërë asgjë ndryshe. Se thonë populli votoi kot para 8 vjetësh.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT