Habit Monika Kryemadhi: Sot, diskutohet a do ekzistojë më emri Shqipëri në hartë
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ka bërë apel qytetare që të bashkohen me protestën e studentëve në Tiranë.Gjatë takimit me strukturat e LSI Pogradec, Kryemadhi, hodhi akuza ndaj qeverisë: “Gjithë Shqipëria është mbytur nga varfëria.“Qeveria po shkreton vendin dhe po largon shqiptarët. Kërkesat e studentëve reflektojnë gjendjen e vërtetë të familjeve shqiptare.Boll dhuruan para oligarkëve, Arsimi i Lartë në krizë të thellë. Po vritet e ardhmja e të rinjve shqiptarë”, tha Kryemadhi.“Protesta e studentëve, është e drejtë, legjitime, e motivuar. Çdo prind, vëlla e motër, mbështet studentët. Koha për ndryshim është sot”, tha Kryemadhi.Apelin për pjesmarrje në protestë, Kryemadhi e përsëriti edhe gjatë takimit me strukturat e LRI-së Korçë.“Sot, nuk diskutohet më fjala e lirë por e ardhmja e Shqipërisë. Sot, nuk diskutohet çështja e demokracisë, se ka 5 vjet që s’ka demokraci dhe në këto 27 vite ka qenë shume e brishtë.Sot, diskutohet a do ekzistojë më emri Shqipëri në hartë”, tha Kryemadhi./TEMA/ZgjohuShqiptar.info
Te vjen per te qeshur kur degjon te tilla deklarata nga politikanet, dhe nga politikane qe jane te zhytur koke e kembe mes korrupsionit dhe i kane pire vertet gjakun popullit shqiptar per afro 30 vjet. Te majte e te djathte te gjithe deri me sot kane pare xhepin e tyre dhe per interesin e popullit veshtire se u ka rene ne mendje.