Hyrje e re e Tiranës/ Hapet tuneli i radhës tek sheshi “Shqiponja”, ja si do të bëhet qarkullimi i makinave

Sot hapet tuneli numër 3 për qarkullimin e automjeteve tek sheshi Shqiponja. Ministrja Belinda Balluku ishte e pranishme me inspektorin e ndërtimit, i cili tregoi se si do funksionojë qarkullimi i automjeve në këto 4-5 ditë.
“Jemi në rrethrrotullimin e krijuar provizor, i cili do mbledhë gjithë trafikun e Unazës së Madhe, nga Pallati me shigjeta deri tek ish-Dogana për të dalë nga Tirana, do mbledhi dhe trafikun që do futet nga rruga Dritan Hoxha në drejtim të Durrësit.
Kjo është lëvizja nga Tirana për në Durrës. Lëvizja nga Durrësi për Tiranë do vijojë dhe për 4 ditë në tunel 3-sh për makinat e vogla dhe në hyrjen ekzistuese për trafikun e rëndë dhe pas 4-5 ditësh, bypass-in provizor për daljen nga Tirana do ta shembim dhe do lejojmë kalimin përmes tunel 4-s. Futja në Tiranë do bëhet përmes tunel 3-shit në drejtim të Astirit dhe përmes tunel 4-s në drejtim të Laprakës,” tha inspektori i ndërtimit.
Ministrja Belinda Balluku tha se në këtë pikë nuk do të jetë ai trafiku i madh i përhershëm. Pas disa javësh tha ajo se në sheshin Shqiponja, trafiku nuk do jetë ashtu.