“A i ke lekët”? Skandali, 3000 euro për një protezë në Spitalin Ushtarak

Në Fiks Fare u ankua qytetari Isa Blloku 31 vjeç nga fshati Dardhë i Librazhdit i diagnostifikuar me Coxartros sinistro. Në nëntor të 2011 ai shprehet se kundrejt pagesës së 3000 eurove bëri operacion për vendosjen e një proteze .Pas 3 vitesh diagnostifikohet edhe në këmbën tjetër dhe kontakton mjekun Sokrat Bërdufi i cili e kishte operuar edhe para 10 vitesh duke u paguar nën dorë.

Mjeku Bërdufi i propozon të njëjtën mënyrë siç kishin proceduar në 2011, të paguhej por kësaj radhe meqë e njihte pacientin i ka kërkuar 2800 euro siç shprehet z. Blloku.

Në pamundësi ekonomike, Isa Blloku regjistrohet për t’u vendosur në listë pritje për një protezë falas nga Spitali Ushtarak. Por sot e pesë vjet që pret ende nuk i ka ardhur radha, dhe gjëndja e tij është përkeqësuar. Ai i është drejtuar Fiks Fare për të zgjidhur problemin shëndetësor që ka dhe të mund të operohet për të vënë protezën tjetër.

Fiks Fare/

Isa Blloku takon edhe mjekun Sokrat Bërdufi ku që në fillim të takimit me qytetarin , mjeku i thotë ” a i ke lekët?”. Kur qytetari i përgjigjet se do mundohet t’i gjejë atehërë mjeku Bërdufi vazhdon i kërkon të njëjtën shifër si operacioni i parë që i ka bërë, 3000 euro. Por gjatë bisedës me qytetarin mjeku tregohet ” zemër bardhë” duke i bërë një skonto prej 200 eurosh. ” Do flas edhe me këta që të të bëjmë një skonto deri në 2800 euro dhe duhet të gjeshë vetë dy litra gjak” shprehet mjeku Bërdufi. Kur qytetari e pyet mjekun se në cilën datë do e lënë ndërhyrjen ai i përgjigjet se “duhet të bëhesh gati njëherë pastaj shohim”. Në momentin që qytetari do të ketë shumën e kërkuar nga mjeku do të vendoset edhe data e operacionit. Mjeku hedh edhe idenë se operacionin mund ta kryejnë në spitalin e Elbasanit.
Fiks Fare/

Fiks Fare u interesuar pranë drejtorisë së Spiatlit Ushtarak në lidhje me listën e pritjes së protezave. Gazetarëve të Fiksit u pohohet se lista nuk ka lëvizur fare pasi janë pezulluar operacionet e planifikuara , ku pacientët mund të përfitojnë protezat falas, kjo për shkak të pandemisë covid -19. Në këtë spital vazhdojnë ndërhyrjet vetëm për rastet emergjente.

Në vitin 2016, ish ministri i Shëndetësisë , Ilir Beqaj, do të deklaronte se protezat për pacientët do të financoheshin nga buxheti i shtetit. Po sa para u shpenzuan asokohe për protezat dhe aktualisht a financohen nga buxheti i shtetit? Fiks Fare i jep përgjigje këtyre pyetjeve me anë të dokumentave të siguruara mbi tenderat e kryera nga Ministria e Shëndetësisë dhe Spitali Universitar i Traumës pas vitet 2016.
Sipas dokumentave, në datë 30 nëntor 2016, Ministria e Shëndetësisë, ka akorduar 60 milion lekë për “materiale mjeksore ortopedike” për Spitalin e Traumës. Nje kontratë me afat 24 muaj.

Fiks Fare/

Pas përfundimit të saj, Spitali i Traumës, rishpall tenderin më datë 5 gusht 2019, me fond 195 milion lekë , po me afat 24 muaj. Por që sipas dokumenteve ky tender është anuluar në datën 9 shtator, pasi asnjë firmë nuk përmbushte kushtet e kërkuara.

Në shtator të 2019, Spitali i Traumës bën një tender emergjent për proteza, me fond 15 milion lekë. Ndërkohë që në të njëjtën kohë rishpall tenderin kryesor.

Sipas dokumentave, fituesit e tenderit kryesor me fond 2 milion euro janë shpallur në datën 28 tetor 2019. Firma fituese duhet të furnizonte me proteza Spitalin e Traumës për një përiudhë 2 vjeçare. Kjo kontratë përfundon në tetor të 2021. Por edhe pse kontrata vazhdon të jetë në fuqi, 31 vjeçarit që u ankua në Fiks Fare i duhet ta sigurojë privatisht protezën, ose duhet të presë operacionin e planifikuar edhe pse ka 5 vite që pret.

Fiks Fare/

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT