Ngërç në KQZ/ Si do votojnë shqiptarët? Mbetet pezull fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Mbetet ende pezull vendimi sesi do të jetë fleta e votimit të cilën do të marrin në dorë qytetarët në 25 prill.

Dy organeve të reja të KQZ-së që janë Komisoneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Komisioni Rregullator, nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët.

Komisioneri Shtetëror, Ilirian Celibashi propozoi modelin e fletës ku kandidatët prezantohen me emra, por Komisioni Rregullator votoi unanimisht në mbledhjen e së mërkurës në mbrëmje se kjo nuk është në kompetencë të tyre.

Ky vendim erdhi pas kërkesës se përfaqësuesit ligjor te Partisë Socialiste Eridian Salianj, i cili kërkoi që Rregullatori te mos e shqyrtonte projekt-aktin për fletën e votimit.

“Komisioni Rregullator në mbledhjen e ditës së sotme konstatoi mungesën e kompetencës për shqyrtimin e projektvendimit “Për miratimin e përmbajtjes së fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021”, të propozuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve”, thuhet në vendimin e marrë në një mbledhje të shkurtër.

(Modeli i propozuar nga Celibashi)

Ngërç në KQZ/ Si do votojnë shqiptarët? Mbetet pezull

Back to top button
LAJMET E FUNDIT