VIDEO: Këmbësorët shikojnë të habitur, RENEA operacion te Liqeni i Tiranës??

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ka shkaktuar reagimin e banorëve të kryeqytetit dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.

Në këtë video të siguruar dhe nga newsbomb.al, shihet një grup i veshur me uniforma të Forcave Speciale RENEA dhe të armatosur teksa arrestojnë një person brenda rrethimit të Amfiteatrit, te Liqeni i Tiranës.

Burime për redaksinë e newsbomb.al nga Policia e Shtetit konfirmojnë se gjatë këtyre ditëve Forcat Speciale nuk kanë zhvilluar asnjë operacion në atë zonë, por bëhet fjalë për video të viteve më parë, nga një stërvitje e RENEAS.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT