Kombëtarja, lojtarëve iu hiqen pasaportat diplomatike, ministria: Dorëzojini!

Pesë vite pasi u pajisën Ministria e Jashtme i heq pasaportat diplomatike lojtarëve të ekipit kombëtar.

Vendimi i marrë nga Minsitria lidhet me kufizimin për dhënien e pasaportave diplomatike, pasi ishin bërë abuzime të shumta, e kjo jo për lojtarët e kombëtares, por për disa zyrtarë, duke fryrë kategorinë e personave që e përfitonin dokumentin e “artë” që i jep status special.

Lojtarëve të kombëtares në vitin 2016 me një vendim të posaçëm iu akordua dhënia e pasaportës diplomatike e kjo lidhej si një shenjë mirënjohjeje për kualifikmin për Kampionatin Europian Euro 2016 që u zhvillua në Francë. Një kualifikim historik për kombin shqiptar e që do të mbetet i pashlyer për një kohë të gjatë në memorien e shqiptarëve.

Sot pas pesë vitesh, ato duhet të dorëzojnë pasaportat diplomatike. Ministria e Jashtme, sipas dokumentit që disponon Gazeta “Shqip” lojtarëve nuk do t’u jepet më një pasaportë diplomatike dhe se ajo është e vlefshme deri në 30 qershor të vitit 2021.

“Lutemi që lojtarët pas kësaj date të dorëzojnë pasaportën e tyre të shërbimit apo diplomatike. Shkresa është dorëzuar sipas Top Channel pikërisht në ditën e sfidës me San Marinon për kualifikueset e Botërorit 2022 nga ana e ministrisë.

Kombëtarja, lojtarëve iu hiqen pasaportat diplomatike, ministria:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT