“S’ju pëlqejnë çitjanet e mia?”/ Rama: Lulit i them fli shpirti i vllait sepse…

Kryeministri Edi Rama ishte i ranishëm sot në Kavajë në vijim të fushatës elektorale.

Ai tha se që kur Partia Socialiste në pushtet, bizneset e vogla e kanë pasur taksën 0. Rama tha se nuk ia vlen të votohet Lulzim Basha, pasi do jua rrisë taksën 9%.

“Lëreni Lulin të flejë, s’keni për ça e votoni, që t’i paguani taksa? Për ça e doni, lëreni të flejë atje në shtëpi të vetë, ose te PD-ja, ose merreni me naj dyqan, dhe lëreni aty, se e bën top gjumin kudo që ta lësh. I them fli shpirti vllait se gjumi të bën mirë.

Prandaj zgjidhni atë që bën punën, s’ju pëlqejnë çitjanet e mia? Po s’ka gjë mor, se unë nuk i shes, i kam për vete.

Prandaj jemi në demokraci, vishni ça të doni, merrni fustane, pantallona. Kur merr gamorin për të mbajtur dru nuk e sheh nga ngjyra, e sheh a i mbajnë këmbët apo jo,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT