Pakënaqësitë/ Mbetet ‘pezull’ fleta e votimit, PD dhe PS pritet t’i drejtohen KAS

Fleta e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit mbetet ende pezull, pavarësisht se Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi miratoi formatin ku kandidatët do të paraqiten me emra.

Mësohet se Partia Socialiste do e ankimojë në KAS vendimin e marrë nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Pakënaqësi ka edhe PD, e cila preferon vendosjen e emrave në mënyrë vertikale,  prandaj selia blu po mendon ankimimin.

Fleta e votimit do të ketë format të njëjtë në të 12 qarqet e vendit i cili do të jetë 30×60, por do të ndryshojë vetëm madhësia e gërmave siaps qarkut.

Për shembull në qarkun e Tiranës duke qenë se janë 36 kandidatë formati i gërmave do të jetë më i vogël./Gazeta SHQIP

Pakënaqësitë/ Mbetet ‘pezull’ fleta e votimit, PD dhe

Back to top button
LAJMET E FUNDIT