Mbi 155 mijë të vaksinuar në Shqipëri, Manastirliu nxjerr shifrat për 24 orët e fundit: Nuk do të ndalemi!

Plot 16 617 persona janë vaksinuar sot kundër koronavirusit. Lajmi është bëri i ditur nga ministrja e Shëndetësisë,Ogerta Manastirliu, e cila deklaron se janë vaksinuar në total deri këto momente 155 mijë e 463 persona.

Manastirliu thekson se fushata “Shqipëria buzëqesh” nuk do të ndalet deri sa qytetari i fundit të jetë vaksinuar.

“Nuk do të ndalemi me fushatën #ShqipëriaBuzëqesh, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Më shumë se 155 mijë vaksinime anticovid. 
#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu.

Sot, 6 viktima

6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Nga 2899 testime të kryera, janë konfirmuar 349 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 604 persona.

Mbi 155 mijë të vaksinuar në Shqipëri, Manastirliu nxjerr

Back to top button
LAJMET E FUNDIT