“Betejë për jetë a vdekje”/ Nuk ndalet Ilir Meta, zbulon bisedat me të huajt dhe kërcënon: Mjafton të thërras…

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë, por edhe ndërkombëtarëve mbrëmjen e sotme.

Kreu i shtetit komentoi edhe incidentin në Elbasan pak ditë më parë, ndërsa zbuloi edhe një  bisedë me ndërkombëtarët, të cilët, sipas Metës, i kishin thënë “ti ke të drejtë por kujdes”.

“Policia të bëjë detyrën e vet dhe unë e mbështes, si është sjellë policia apo drejtuesit ne këtë gjë e dimë. Unë paralajmërimin jua kam bërë. Unë shpresoj që policia dhe cdo institucion të bëjë detyrën e vet të mos përfshihet në zgjedhje, të jetë e paanshme, unë e monitoroj situatën cdo ditë. Por mos guxojë njeri që jo me polici dhe të fortë do të manipulojë shqiptarët, 2 mln shqiptarë do i çoj te kutitë e votimit. Jua kam thënë ndërkombëtarëve kur më kanë thënë “ti ke të drejtë por kujdes”. Mjaft me kujdes u kam thënë se po të ishit ju të qartë nuk do të ishte prekur marrëveshja e 5 qershorit. Ju bëj thirrje shqiptarëve të ruajnë qetësinë. Pashë një meme sot që më pëlqeu “Kush shet voton shet dhe motrën”, tha ai.

Ilir Meta iu përgjigj edhe deklaratave të Edi Ramës dje nga Shkodra për punëtorë nga Bangladeshi. Kreu i shtetit kërcënoi, duke thënë se mund të thërrasë popullin nga Facebook-u.

“Tani na thonë të vijnë nga Bangladeshi, duhet ta dini që burimi i çdo prapësie, e këtij polarizimi dhe poshtërimi dhe këtij standardi është degradimi votës. Dhe çdo njeri që është i detyruar të shesë votën për 100 mijë lekë apo një dele, duhet të dijë që mënyra më e mirë është që ta ndëshkojë me votë. Kjo është drejtësi dhe jo pabesi. Unë strukturën një thirrje në Facebook e kam. Kjo është një betejë për jetë a vdekje për 100 vitet që vijnë”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT