Pse nuk vaksinoheni? Meta tregon arsyen pse nuk merr dozën anti-Covid: Nuk kam pasur…

Presidenti Ilir Meta në emisionin “Log” në ABC, ka folur rreth fushatës së vaksinimit në vendin tonë, për të cilën tha se po bëhet dhe po përdoret për qëllime elektorale.

I pyetur se pse ai nuk e bën vaksinën, Kreu i Shtetit tha se nuk ka pasur një ofertë për t’u vaksinuar.

Ndërkohë Presidenti ka zbuluar se e ka kaluar Vovid-19 në periudhën kur u vra Klodian Rasha nga një efektiv policie.

“Nuk ka pas ofertë për këtë gjë. Unë e kam kaluar Covid-in. E kam kaluar kur u vra Klodian Rasha. Nuk është kjo kriter për mua”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT