Basha hip sipër makinës në Kalimash: Shikojeni dhe 3 javë këtë tra, do ta heqim (VIDEO)

Nga Kalimashi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha para demokratëve kuksianë është zotuar se ndryshimi i parë që do të bëjnë është heqja e traut në Rrugën e Kombit.
Sipas kryedemokratit vota për PD është ta për heqjen e traut dhe çdo pengese tjetër.
“Shikojeni edhe tre javë këtë tra. Më 25 prill Shqipëria voton ndryshimin. Kukësi voton ndryshimin dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptar nga Konispoli në Podujevë do të jetë heqja e traut. Nuk ka kaluar shumë kohë nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetarë të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan dhe lidhi Shqipërinë me Kosovën. Vota për nr 9 është vota për heqjen e traut dhe çdo pengese,” tha Basha.
Ndërkohë që qindra makina shoqëronin kryedemokratit në Kukës, ndërsa i ka bërë thirrje që të ruanin distancimin social dhe të zbatonin rregullat anti Covid.
Deklarata e Bashës
”Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj. Shikojeni, edhe tre javë tra. Më 25 prill Shqipëria voton ndryshimin, Kukësi voton ndryshimin. Dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptare e shqiptar nga Konispoli në Podujevë do jetë heqja e traut. Nuk ka kaluar shumë kohë, nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetar të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan që lidhi Shqipërinë me Kosovën.
Vite me radhë, ai që për dy javë e gjysmë do largohet me votën më masive që kërkojnë ndryshim. Nuk bëri asgjë, por përkundrazi i futi shkopinj nën rrota Kosovën, shkatërroi ekonominë tonë, uli marrëdhëniet ekonomike-politike në nivelin më të ulët.
Ne ndërtuar rrugën, ai vuri tunelin. Vota më 25 prill për PD, për nr.9, është votë për heqjen e traut. Kostot e shtuara financiare që kanë ulur punësimin mes dy vendeve, do funksionojmë si një trup i vetëm. Kështu do e bëjmë të mundur. Që djemtë e vajzat e Kukësit të punojnë e jetojnë me dinjitet, dhe të kthehet në qendër ekonomike, universitare dhe krenarie kombëtare për Shqipëri e Kosovë. Faleminderit.”