Turp Lulëzim/ Rama reagon sërish për tubimin e Bashës: I pacipë dhe pa karakter, ata me dy gishta…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për tubimin e Partisë Demokratike në Kukës, ku si edhe në rasrtet e tjera nuk respektohet asnjë masë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Dy pamjet e një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që tërhiqet në rrugën e infektimit e të rrezikut për jetën, nga një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri, pa cipë! TurpLulëzim! *Zoti i ruajt të verbërit me dy gishta nga plagosja e largqoftë vdekja, siç ndodhi në Malin e Zi ku këto lloj marshimesh elektorale rritën infektimet e sollën vdekje njerëzish”, shkruan Rama në Facebook.

Rama e shoqëron këtë reagimm e dy foto, një nga vaksinimi masiv dhe tjetra nga mitingu i Bashës.

Turp Lulëzim/ Rama reagon sërish për tubimin e Bashës: I

Back to top button
LAJMET E FUNDIT